SYLEJMANI & ASSOCIATES

LAW FIRM | FIRMË LIGJORE
RRETH NESH
Sylejmani & Associates L.L.C si firmë ligjore, është e organizuar në bazë të fushave të specializuara të së drejtës. Kësisoj duke u mbështetur në teorinë e praktikën juridike dhe në përvojën në këto fusha të së drejtës, ne ofrojmë shërbimet tona në këto lëmi:
MR. SC. FLAKRON SYLEJMANI
AVOKAT | ATTORNEY AT LAW
Flakron Sylejmani është themelues i kompanisë “Sylejmani & Associates” L.L.C dhe mban licencën e avokatit të lëshuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Ai i ka përfunduar me sukses studimet bazike në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Ndërsa gjatë vitit akademik 2005-2007 ka ndjekur dhe ka përfunduar studimet Posdiplomike në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Gjithashtu e ka përfunduar programin e Institutit të Prishtinës për Studime Politike të financuar nga Këshilli i Evropës si dhe programin e Universitetit Veror për Demokraci të Shkollës për Studime Politike të Këshillit të Evropës në Strasburg- Francë.
Gjatë vitit 1998 ka punuar në organizatën ndërkombëtare Amerikane Mercy Corps International (NGO) duke vazhduar pastaj nga 1999 deri me 2001 si përkthyes në Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Që nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka shërbyer si bashkëpunëtor / këshilltar ligjor i Grupit Parlamentar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka shërbyer si Këshilltar i Lartë Ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë ku gjatë kësaj kohe ishte edhe kryesues dhe anëtar i shumë grupeve punuese për hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore. Gjatë kësaj periudhe Z. Sylejmani ka qenë edhe Kryetar i Komitetit Drejtues për Programin IPA 2008 të Bashkimit Evropian për Kosovën, projekti: Qasja Sektoriale në Shëndetësi: Studimi i Fizibilitetit.
Që nga viti 2010 deri më 2012 ka shërbyer si bashkëpunëtor i lartë ligjor në kuadër të zyrës së avokatëve “I.O.T” dhe avokaturës “Virtyt Ibrahimaga” në Prishtinë.
Që nga viti 2013-2015 ka qenë i angazhuar në Kolegjin ISPE- Fakulteti i Shkencave Politike, si ligjërues i lëndës “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.
Ndërsa nga viti 2012, Z. Sylejmani shërbeu në kuadër të organizatës Gjermane në Kosovë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), fillimisht si këshilltar ligjor dhe më pas si këshilltar i lartë ligjor dhe udhëheqës i komponentës për zhvillimin e mjeteve juridike.
Në periudhën 2017-18 ai është angazhuar në Prokurorinë e Shtetit dhe shërbeu si Shef i Kabinetit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjithashtu, gjatë periudhës 2017-2018, Z. Sylejmani ishte i angazhuar si konsulent i jashtëm i Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Projekti për Reformën Ligjore dhe Administrative.
Nga qershori i vitit 2018, Z. Sylejmani ashtë i angazhuar si ekspert i lartë (Non-Key) i Projektit të Financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës dhe që është duke u implementuar nga një konsorcium i udhëhequr nga B&S Europe.
Që nga Qershori i vitit 2018 ai themeloi zyrën e tij ligjore “Sylejmani & Associates” L.L.C në të cilën ai aktivisht ushtron veprimtarinë e tij në fushë ligjore.
KONTAKTI
Scroll to Top